• e diel, 22 dhjetor 2024

Tunberg sërish tentoi ta bllokojë qasjen drejt objektit të naftës pasi që ishte dënuar për veprën e njejtë

Tunberg sërish tentoi ta bllokojë qasjen drejt objektit të naftës pasi që ishte dënuar për veprën e njejtë

Malme, 25 korrik 2023 (MIA) - Për kohë të shkurtë gjykata suedeze e dënoi Greta Tunberg për mosrespektim të policisë gjatë një proteste ekologjike para një objekti të naftës muajin e kaluar, aktivistja sërish tentoi ta bllokojë qasjen drejt lokacionit të njejtë dhe duhej të shoqërohej në polici.

Dje, 20-vjeçarja TUnberg i pranoi faktet, por mohoi se është fajtore për atë që ka ndodhur. Ajo deklaroi  se lufta kundër industrisë për derivate fosile është formë e vetëmbrojtjes për shkak të ekzistencializmit dhe kërcënimit global nga kriza klimatike. "Nuk mund ta shpëtojmë botën duke luajtir sipas rregullave", deklaroi ajo pasi që e dëgjoi aktvendimin, duke premtuar se "definitivisht nuk do të heqë dorë".

Gjykata i hodhi argumentet e veta dhe e dënoi me 2.500 kruna (rreth 240 dollarë).

Tunberg edhe disa aktrivistë të tjerë u akuzuan për mossrespektim të urdhërit policor për t'u shpërndarë pasi që e bllokuan qasjen drejt terminalit të naftës në qytetin suedez jugor Malme më 19 qershor.

Edhe përkundër dënimit, dje pasdite Turnberg dhe aktiviatët u kthyen në terminalin e naftës për të krijuar edhe një bllokadë në rrugë dhe në fund duhej të intervenonte policia që t'i mënjanonte. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR