• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tuiteri vendosë porosi të shifruara, audio dhe video thirrje

Tuiteri vendosë porosi të shifruara, audio dhe video thirrje

Los, Angjelos, 11 maj 2023 (MIA) - Pronari i Tuiterit, Ilon Mask paralajmëroi se platforma do të vendosë audio dhe video thirrje, si dhe porosi të shifruara. Në këtë mënyrë Tuiteri i ndjekë Fejsbukun dhe Instagramin të cilët tashmë kanë opsione të ngjashme për audio dhe video thirrje.

Kështu, shfrytëzuesit e Tuiterit së shpejti do të mund të dëgjihen dhe shihen me njerëz në mbarë botën edhe përmes këtij rrjeti social, pa u dashur ta japin numrin e tyre të telefonit, shkroi mask në profilin e tij në Tuiter.

Ai shton se do të mund të dërgohen edhe porosi të shifruara, por nuk sqaroi nëse edhe thirrjet do të jenë të shifruara.

Miliarderi vitin e kaluar i kumtoi planet e tij për përmirësim të këtij rrjeti social, duke e quajtur "Tuiter 2.0 - aplikacion për secilin". Paralajmërimet edhe atëherë flisnin për porosi të shifruara, kumtime më të gjata dhe opsione për pagesa përmes k[saj platforme. ab/

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR