Tuhel do të flasë me Belingemin
- Seleksionuesi i Anglisë, Tomas Tuhel, njoftoi se do të flasë me Xhud Belingemin në lidhje me ndeshjet e përfaqësueses në nëntor.
- Post By Ramize Qamili
- 08:25, 16 tetor, 2025
Londër, 16 tetor 2025 (MIA) - Seleksionuesi i Anglisë, Tomas Tuhel, njoftoi se do të flasë me Xhud Belingemin në lidhje me ndeshjet e përfaqësueses në nëntor.
"A do të flas me Belingemin? Mendoj se po, pse jo? Sigurisht. Ai është një lojtar i nivelit të lartë, lojtar i rëndësishëm. Do të flas me shumë nga djemtë, duke përfshirë ata që marrin mesazhe nga unë, por nuk janë në kampin stërvitor, sepse është e rëndësishme të mbash kontakt me lojtarë të tjerë, jo vetëm me ata që janë momentalisht në ekipin kombëtar", deklaroi Tuhel për "Skaj Sports".
Gjermani, gjithashtu, theksoi se nuk dëshiron të fokusohet te asnjë lojtar i vetëm dhe beson se mediat po i kushtojnë shumë vëmendje Belingemit.
Lojtari i Real Madridit u la jashtë skuadrës së Anglisë për ndeshjet me Uellsin dhe Letoninë në tetor. rq/bsh/
Foto: EPA