• e premte, 05 dhjetor 2025

Tufegçiqi për onkologjinë: Në mungesë të argumenteve dhe provave, është jokorrekte Prokuroria të përdorë dëshmitarë të cilët do të japin deklarata joadekuate diskredituese personale

Tufegçiqi për onkologjinë: Në mungesë të argumenteve dhe provave, është jokorrekte Prokuroria të përdorë dëshmitarë të cilët do të japin deklarata joadekuate diskredituese personale

Shkup, 5 nëntor 2025 (MIA) - Në mungesë të argumenteve dhe provave për veprën penale në të cilën dhe akuzohet Simona Cërvenkovës është shumë jokorrekte që Prokuroria të përdorë dëshmitarë të cilët do të japin deklarata joadekuate diskredituese personale, tha avokati Vlladimir Tufegçiq, avokati i onkologes Cërvenkova e akuzuar për rastin Onkologjia 1 për mjekim jo adekuat të pacientëve. 

I pyetur për të komentuar deklaratën e njërës prej dëshmitareve të dëmtuara në seancën e sotme për rastin, se nuk i është kërkuar, por dha mjete për mjekimin e nënës së saj, avokati i Cërvenkovës, tha se "të gjithë ata që e njohin Simonida Cërvenkovën e din se kjo absulutisht nuk është e vërtetë". 

"Lënda e kësaj aktakuze është mjekim joadekuat i të sëmurëve dhe në këtë drejtim, asnjë nga dëshmitarët të cilët u morën në pyetje nuk paraqitën asnjë argument me atë që ka bërë mjekja Simonida Cërvenkova për të krijuar përshtypjen se ajo veproi në mënyrë joadekuate ndaj ndonjërit prej pacientëve", deklaroi Tufegçiq. 

Në lidhje me dëshmitaren e parë, Tufegçiq tha se në rastin e nënës së saj, bëhej fjalë për kancer galopant dhe të mushkërive dhe të veshkëve. 

"Thjesht një situatë e cila askush nuk e dëshiron dhe ku mjekët bëjnë atë që zakonisht në raste të tilla është maksimumi që mund të bëjnë, por nuk mund t'i shpëtojnë jetën askujt në një gjendje të tillë. Ajo që është më e rëndësishmja, të gjithë dëshmitarët  e marrur në pyetje sot e dinin shumë mirë se ky rast i veçantë kishte të bënte me një sëmundje të pashërueshme, ata konfirmuan se mjekja Simonida bëri gjithçka që ishte në fuqinë e saj, kështu që i vetmi fakt i habitshëm dhe këtu jam në dilemë, është nëse ata i kuptuan mësimet e gjykatës, të gjithë duhet të bashkohen me kërkesën për dëmshpërblim dhe ndjekje penale", deklaroi Tufegçiq. 

Sipas Tufegçiqit, kjo është një temë më shumë eksperte, në të cilën përgjigje, siç theksoi, veçmë dhanë ekspertët. 

"Po ua lë dëshmitarëve të shprehin perceptimet e tyre personale për çështjen. Ne të gjithë dëshirojmë që të afërmit tanë të shërohen nga një sëmundje e tillë në një situatë ku vjen diçka e tillë, megjithatë jemi thellësisht të vetëdijshëm se kjo është e pamundur", deklaroi Tufegçiqi. 

Sot para Gjykatës u morën në pyetje disa dëshmitarë të dëmtuar, përfaqësues ligjorë të pacientëve të ndjerë, të cilët folën për mjekimin dhe terapinë konkrete në Klinikën e onkologjisë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

              

QËNDRONI TË LIDHUR