• e premte, 22 nëntor 2024

Një tubim i Trampit shndërrohet në koncert, Kamala Haris vuri në pikëpyetje shëndetin e tij mendor

Një tubim i Trampit shndërrohet në koncert, Kamala Haris vuri në pikëpyetje shëndetin e tij mendor

Uashington, 16 tetor 2024 (MIA) - Tubimi parazgjedhor i kandidatit republikan për president Donald Tramp në periferi të Filadelfias është ndërprerë pasi dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Por pas incidentit ish presidenti nuk iu përgjigj pyetjeve dhe mori rolin e dixhejt dhe porosiste këngë dhe vallëzime.

Sipas bashkëpunëtorëve të tij, skena të kujtonte pritjet në Mar-a-Lago. Moderatore e ngjarjes ka qenë guvernatorja e Dakotës së Jugut, Keisti Noem e cila vuri re se në sallë është tepër nxehtë, pas çka Trampi pyeti nëse kondicionerët punojnë, informon Zëri i Amerikës.

Kur tubimi u ndërpre, Trampi kërkoi që të luhej kënga "Ave Maria" dhe më pas propozoi që mbrëmja të përfundojë, kështu që të pranishmit do të qëndronin në vendet e tyre dhe të shijojnë muzikën e zgjedhur në vend që ta dëgjojnë duke iu përgjigjur pyetjeve. Një numër i madh i mbështetësve të tij lëshuan sallën dhe vetëm disa qëndruan deri në fund të ngjarjes.

Zëdhënësi i Trampit, Stiven Çeng publikoi në rrjetin X se "diçka shumë e veçantë ka ndodhur në Pensilvani" dhe se Trampi është "ndryshe nga politikanët tjerë në histori".

Por, kandidatja nga radhët e demokratëve, Kamala Haris, pas kësaj ngjarje vuri në pikëpyetje shëndetin mendor të Trampit.

"Shpresoj se gjithçka është në rregull me të," shkroi Kamala Haris në llogarinë e saj në X.

Fushata e Harisit e cila filloi të vë në dyshim shëndetin fizik dhe mendor të Trampit, tha se në tubimin të hënën në mbrëmje sipas kohës lokale, kandidati republikan për president u paraqit "i humbur dhe i hutuar".

foto: arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR