• e diel, 22 dhjetor 2024

Trump nuk do të mund të flasë publikisht për provat në procedurën kundër tij

Trump nuk do të mund të flasë publikisht për provat në procedurën kundër tij

Nju Jork, 5 maj, 2023 (MIA) -Ish-presidenti amerikan Donald Tramp nuk do të mund të flasë publikisht për disa prova të caktuara në procedurën penale kundër tij për pagesa sekrete të dyshuara për aktoren pornografike Stormi Daniels, deklaroi gjykatësi i Manhetenit, Huan Merkan.

Ai shtoi se kufizimi do të vlejë vetëm për provat e mbledhura nga prokuroria dhe që i janë dorëzuar ish-presidentit amerikan për t'u përgatitur për gjyqin.

"Unë nuk do të bëj asgjë që do të cenonte të drejtën e tij për amandamentin e parë," tha gjyqtari Merkan. ls/

Foto: arkivi MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR