Tramp: Grenell dhe Fridman ndër kandidatët për ambasador amerikan në OKB
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi sot se ka disa kandidatë potencialë për ambasador amerikan në Kombet e Bashkuara, mes të cilëve Riçar Grenell, ish-ambasador në Gjermani dhe i dërguar për Ballkanin Perëndimor dhe Dejvid Fridman, ish i dërguar në Izrael.
Uashington, 1 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi sot se ka disa kandidatë potencialë për ambasador amerikan në Kombet e Bashkuara, mes të cilëve Riçar Grenell, ish-ambasador në Gjermani dhe i dërguar për Ballkanin Perëndimor dhe Dejvid Fridman, ish i dërguar në Izrael.
Tramp tha se rreth 30 persona janë të interesuar për pozicionin.
"Kemi shumë njerëz të mirë që e duan këtë, Dejvid Fridman, Rik Grenell dhe ndoshta 30 njerëz të tjerë. Të gjithë e duan atë pozicion. Është një pozicion që krijon yje”, tha Tramp.
Në fund të marsit, ai tërhoqi emërimin e Përfaqësueses republikane Ellis Stefanek si ambasadore e SHBA-së në OKB për shkak të nevojës së republikanëve për të mbajtur një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s