Trampi dha betimin për president të SHBA
- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trampi dha betimin si presidenti i 47-të i SHBA-së.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:25, 20 janar, 2025

Uashington, 20 janar 2025 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur Donald Trampi dha betimin si presidenti i 47-të i SHBA-së.
"Betohem solemnisht (ose pohoj) se me besnikëri do të kryej detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do të ruaj dhe mbroj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara më së mirë që mundem", tha Trampi në betim.
Betimi presidencial është përcaktuar në nenin II, pjesa 1 të Kushtetutës së SHBA. Betimi për zyrtarët e tjerë federalë, përfshirë zëvendëspresidentin, nuk është në Kushtetutë. Kongresi i krijoi ato betime me statut.
Fjalët "më ndihmo Zot" nuk figurojnë në Betimin Kushtetues. Kjo frazë supozohet se u shqiptua nga Xhorxh Uashingtoni në inaugurimin e tij të parë, duke vendosur një precedent për presidentin e ardhshëm. Megjithatë, nuk ka asnjë dëshmi konkrete historike që Uashingtoni e bëri këtë.
Freknlin Pirs dhe Herbert Huver zgjodhën të "pohojnë" në vend që të "betohen" betimet e tyre, raportoi Si-En-En-i.
Foto: Skrinshot