• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trudo urdhëroi hetim për dyshimin për përfshirjen e Kinës në zgjedhjet kanadeze

Trudo urdhëroi hetim për dyshimin për përfshirjen e Kinës në zgjedhjet kanadeze

Otavë, 7 mars 2023 (MIA) - Kryeministri kanadez, Xhastin Trudo bëri thirrje për hetim për përfshirje të huaj në zgjedhjet në vendin e tij, duke paralajmëruar se do të emërojë hetues special i cili do ta hetojë përfshirjen e dyshuar të Kinës në zgjedhjet kanadeze.

Trudo ishte nën presion të veprojë pasi mediat kanadeze, duke iu referuar burimeve anonime të inteligjencës, publikuan të dhëna për përfshirjen kineze në zgjedhjet në Kanada në vitin 2021 dhe 2019.

"Glloub dhe mejll" muajin e kaluar publikuan se Kina i favorizon liberalët e Trudos dhe dëshiron t'i shohë përsëri të zgjedhur në zgjedhjet e vitit 2021 dhe se punon në rrëzimin e politikanëve konservatorë të cilët konsiderohen si armiq politik të Pekinit. Partitë opozitare kërkojnë hetim të plotë publik.

"Sot marrim edhe hapa plotësues për mbrojtjen e institucioneve tona demokratike, mbrojtjen e integritetit të tyre dhe mbështetje dhe përforcim të besimit në demokracinë tonë. Gjithnjë do t'i kuptojmë shumë seriozisht përpjekjet e huaja që ta minojmë demokracinë tonë", deklaroi Trudo në kumtesë.

Ai tha se ka kërkuar nga përfaqësuesit e komisionit parlamentar për siguri kombëtare të ngritin hetim për "vlerësim të gjendjes së përfshirjes së huaj" në procesin zgjedhor të vendit.

Agjencia Kombëtare për Siguri dhe Inteligjencë të Kanadasë, gjithashtu, do ta hetojë rastin dhe do ta njoftojë për gjetjet e tij Parlamentin. fc/

Fotografia: EPA

 

  

QËNDRONI TË LIDHUR