• e mërkurë, 12 shkurt 2025

Trudo: SHBA-ja i shtyn doganat e reja për Kanadanë për të paktën 30 ditë

Trudo: SHBA-ja i shtyn doganat e reja për Kanadanë për të paktën 30 ditë

Otavë, 4 shkurt 2025 (MIA) - SHBA-ja do të shtyjë zbatimin e doganave të reja për produktet kanadeze për të paktën 30 ditë, kumtoi sot kryeministri kanadez Xhastin Trudo pas një bisede telefonike me presidentin amerikan Donald Tramp.

"Zbatimi i doganave të propozuara do të shtyhet për të paktën një muaj derisa punojmë së bashku për situatën", deklaroi Trudo.

Kanadaja pranon angazhime të reja, duke përfshirë emërimin e një zyrtari përgjegjës për problemin me fentanilin, shtimin e karteleve meksikane në listën e organizatave terroriste dhe krijimin e një grupi punues të përbashkët me SHBA për të luftuar krimin e organizuar, tregtinë me fentanilit dhe larjen e parave", potencoi Trudo në deklaratë në rrjetin social Iks.

Ai shtoi se në bisedën me Trampin ka premtuar bashkëpunim shtesë në fushën e sigurisë kufitare. Vendimi vjen pasi dje u publikua një anulim i ngjashëm për Meksikën.

Nga ana e tij, Trampi deklaroi se diskutimi me Trudon kaloi "shumë mirë", njoftoi Si-En-En.

Pas shtyrjes së doganave për Meksikën dhe Kanadanë, mbeten vetëm tarifat e reja të vendosura për mallrat kineze prej 10 për qind. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR