Trudo: Asgjë nuk përjashtohet kur bëhet fjalë për përgjigje ndaj doganave të propozuara të Trampit
- Kryeministri kanadez, Xhastin Trudo deklaroi mbrëmë se "asgjë nuk përjashtohet" kur bëhet fjalë për përgjigje ndaj doganave të propozuara të presidentit të ri të zgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp, dhe se asnjë rajon i vendit nuk duhet ta bartë tërë barrën e këtij mospajtimi.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:36, 16 janar, 2025

Otavë, 16 janar 2025 (MIA) - Kryeministri kanadez, Xhastin Trudo deklaroi mbrëmë se "asgjë nuk përjashtohet" kur bëhet fjalë për përgjigje ndaj doganave të propozuara të presidentit të ri të zgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp, dhe se asnjë rajon i vendit nuk duhet ta bartë tërë barrën e këtij mospajtimi.
Tramp kërcënoi se do të vendosë doganë prej 25 për qind për të gjitha prodhimet importuese kanadeze.
"Duhet tI përgjigjemi sfidës me të cilën po përballemi. Gjithashtu, duhet të kujdesemi që barra të shpërndahet në tërë vendin. Nuk mundemi vetëm të ndëshkojmë një rajon sepse doganat kanë ndikim tejet të madh ndaj atij rajoni", tha Trudo pas takimit pesëorësh në Otavë me kryeministrat e provincave kanadeze.
Kryeministri i Ontarios, Dag Ford theksoi se provincat duhet të jenë të bashkuara në përgjigjen e tyre ndaj kërcënimeve të Trampit. ab/
Foto: ЕPА