Tripunovski: Pritet një vjelje rekord prej mbi 100 milionë kilogramë rrush vere, deri më 4 shtator janë grumbulluar tashmë 30 milionë
- Sot ndodhemi në manifestimin e organizuar nga Komuna e Kavadarit – "Vjelja e rrushit të Tikveshit” dhe uroj një manifestim të suksesshëm, sepse ai pasqyron fillimin e vjeljes së rrushit të verës nga rajoni i Tikveshit”, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski nga Kavadari.
- Post By Fami Bajrami
- 20:16, 6 shtator, 2025
Shkup, 6 shtator 2025 (MIA)- Sot ndodhemi në manifestimin e organizuar nga Komuna e Kavadarit – "Vjelja e rrushit të Tikveshit” dhe uroj një manifestim të suksesshëm, sepse ai pasqyron fillimin e vjeljes së rrushit të verës nga rajoni i Tikveshit”, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski nga Kavadari.
"Ne si ministri mbetemi të fokusuar fuqishëm për ta rikthyer sasinë dhe cilësinë e prodhimit të rrushit të verës. Këtë vit presim mbi 25 milionë kilogramë më shumë në krahasim me vjeljen e vitit të kaluar. Pritet që vjelja e përgjithshme të jetë mbi 100 milionë kilogramë”, theksoi ministri.
Ai shtoi se këtë vit ka një progres të rëndësishëm në vreshtari.
"Ministria gjatë periudhës së kaluar i ka kushtuar vëmendje serioze sistemeve të ujitjes, që janë vendimtare në pjesën e prodhimit të rrushit të verës”, shpjegoi ministri Tripunovski.
Ministri theksoi se sipas të dhënave që ka Ministria nga Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë, deri më 4 shtator janë grumbulluar rreth 30 milionë kilogramë rrush vere, nga të cilat rreth 11 milionë kilogramë rrush i kuq, ndërsa pjesa tjetër rrush i bardhë.
"I0nspektorati dhe Ministria, si dhe Qeveria në tërësi, do ta ndjekin çdo ditë grumbullimin e rrushit të verës për të parandaluar çdo devijim nga normat dhe dispozitat ligjore në fuqi”, theksoi ai.
Ministri Tripunovski shtoi se Maqedonia është lidere në prodhimin e verës cilësore në botë.
Foto dhe video: MIA