Tripunovski paralajmëron masa për të rritur prodhimin vendas të ushqimit dhe rezervat me grurë
- Korrja e grurit këtë vit solli rritje të ndjeshme dhe rezultate pozitive për bujqësinë vendase, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski i cili i prezantoi numrat dhe masat paralajmëruese konkrete me të cilat shteti po përqëndrohet në rritjen e prodhimit vendor dhe sigurimin e rezervave të mallrave me produkte të Maqedonisë.
- Post By Ramize Qamili
- 21:27, 28 gusht, 2025
Shkup, 28 gusht 2025 (MIA) - Korrja e grurit këtë vit solli rritje të ndjeshme dhe rezultate pozitive për bujqësinë vendase, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski i cili i prezantoi numrat dhe masat paralajmëruese konkrete me të cilat shteti po përqëndrohet në rritjen e prodhimit vendor dhe sigurimin e rezervave të mallrave me produkte të Maqedonisë.
"Korrja e grurit këtë vit u krye në sipërfaqe më të mëdha krahasuar me vitin e kaluar. Në përputhje me atë që disponon ministria, gruri është mbjellë në rreth 70.000 hektarë, ndërsa janë korrur mbi 280.000 ton, një sasi e cila mbulon pothuajse tërësisht nevojat e brendshme", theksoi Tripunovski në intervistën për "Newsmax Balkans".
Ministri potencoi se institucioni po punon në mënyrë aktive për transformimin e sistemit bujqësor, me qëllim të qartë - uljen e varësisë nga importi.
"Punojmë për rritjen e prodhimit, me qëllim që Maqedonia më në fund të mos etiketohet si një vend i varur nga importi. Trendi i rritjes së prodhimit është tregues serioz", sqaroi ai.
Si një nga lëvizjet kryesore, Tripunovski paralajmëroi se pas një periudhe të gjatë, shteti do t'i rimbushë rezervat e tij me prodhim vendas.
"Nuk mund të lejojmë që rezervat tona të mbushen me grurë që vjen nga jashtë kufijve tanë, por përkundrazi do t'i mbushim rezervat tona me grurin tonë vendas. U publikua edhe thirrja e parë për furnizimin e 9.000 tonëve të korrjes së vitit 2025, drejtëpërdrejtë nga prodhuesit", theksoi ministri Tripunovski.
Në mënyrë shtesëj, ai publikoi risi në trajtimin e kulturave bujqësore me rëndësi strategjike për shtetin. Për herë të parë, orizi është përfshirë si kulturë strategjike në rezervat e mallrave, ndërsa këtë vit ato do të mbushen me 2.400 ton oriz.
Me këto masa, siç publikoi ai, ministria po dërgon mesazh të qartë mbështetje për fermerët e Maqedonisë dhe stabilitet afatgjatë të sistemit ushqimor. rq/
Foto: MBPEU