Tripunovski: Bujqit e rinj janë në fokusin e Ministrisë
- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, ishte këtë mëngjes në emisionin e mëngjesit në radion “Lider,” ku ai theksoi se të rinjtë bujqësorë janë në fokusin e Ministrisë. Sipas tij, çdo i ri që dëshiron të vazhdojë bujqësinë si anëtar i ri i familjes, duhet të ndjekë trendët botërore, të modernizojë prodhimin e tij ose prodhimin që kishte prindi i tij.
- Post By Fami Bajrami
- 13:03, 12 nëntor, 2024
Shkup, 12 nëntor 2024
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, ishte këtë mëngjes në emisionin e mëngjesit në radion “Lider,” ku ai theksoi se të rinjtë bujqësorë janë në fokusin e Ministrisë. Sipas tij, çdo i ri që dëshiron të vazhdojë bujqësinë si anëtar i ri i familjes, duhet të ndjekë trendët botërore, të modernizojë prodhimin e tij ose prodhimin që kishte prindi i tij.
“Kjo duhet të bëhet me aplikimin e teknologjive të reja. Por, kjo të jetë brenda asaj që nënkupton prodhimi bujqësor,” shpjegoi ministri Tripunovski.
Ai shtoi se zinxhiri po ndërpritet sepse nuk ka rentabilitet.
“Tani do të bindim të rinjtë të qëndrojnë në sektor, do të japim stimul shtesë, do të japim shpresë, do të rikthejmë besimin në sistem, por ata të rinj që do të vazhdojnë duhet të ndjekin trendet botërore,” përfundoi ministri.
Ministri Tripunovski theksoi se në pjesën e edukimit në sektorin bujqësor, ky është viti i parë akademik ku në Fakultetin e Bujqësisë u hap një drejtim i ri për Bujqësinë Dixhitale. Ky është një kombinim midis prodhimit bujqësor dhe teknologjisë moderne me qëllim lehtësimin e proceseve.
“Në pjesën e prodhimit bujqësor apeloj që t’i qasemi seriozisht, arsimi të jetë baza e prodhimit. Duhet të rikthejmë bujqësinë si një degë, si profesion, si një fushë që ka të ardhme,” përfundoi ai.
__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.