• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Trikafta" ka filluar të pranojë edhe xhudisti Mario Neloski

Shkup, 19 janar 2024 (MIA) - llaçën "Trikafta ka filluar ta pranojë edhe xhudisti Mario Neloski, i cili 11 vite merret me sport.

"Te muaj pas lindjes së tij, ai është diagnostikuar me fibrozë cistike. Për të, më e rëndësishme se gjithçka është shëndeti i tij, por edhe të paraqitet në garat e mëdha, që të dëshmojë se një djalë me këtë sëmundje të rrallë mund ta realizojë ëndrrën e tij dhe të arrijë sukses që do të mbahet mend", shkruan në publikimin në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Ai e ka pranuar medikamentin këtyre ditëve në Klinikën për sëmunje të fëmijëve dhe siç sqarohet në publikim, Mario është në gjendje të mirë shëndetësore.

"Mario është i lumtur pa masë që po merr terapinë, ndërsa unë jam i kënaqur që po përmirësojmë jetën e pacientëve me fibrozë cistike. Besoj se në të ardhmen do të garojë sërish në garat e xhudos dhe unë do të bëj tifo në tribunë për medaljet e radhës, me të cilat do të krenohemi të gjithë!", shkruan ministri Mexhiti në publikimin në Fejsbuk. mb/

Foto: Faqja e FB e Fatmir Mexhitit

QËNDRONI TË LIDHUR