• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Trifonov: Petkov dëshiron fillim të negociatave të Shkupit me BE-në deri në fund të qershorit, pa garanca për të drejtat e bullgarëve

Trifonov: Petkov dëshiron fillim të negociatave të Shkupit me BE-në deri në fund të qershorit, pa garanca për të drejtat e bullgarëve
Sofje, 6 prill 2022 (MIA) - Kryeministri bullgar, Kiril Petkov dëshiron fillim të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në deri në fund të qershorit, pa kurfarë garanca ligjore për respektim të të drejtave të bullgarëve në vend, kumtoi në Fejsbuk lideri i partisë bullgare ka një popull të tillë, Sllavi Trifonov. "Para se të formohej kjo Qeveri, katër partitë negociuan dhe nënshkruan marrëveshje koalicioni. Në të, në pjesën 'Polikë e jashtme', të gjithë u dakorduam se Bullgaria e ruan pozicionin lidhur me Maqedoninë e Veriut. kjo do të thotë se fillim të negociatave të Maqedonisë së veriut për anëtarësim në BE do të ketë madje kur të fillojnë të zbatohen Marrëveshja mes dy vendeve e nënshkruar në vitin 2017. Për fat të keq, kryeministri Kiril Petkov vazhdimisht po tenton ta anashkalojë këtë marrëveshje dhe pa kurfarë kushte ta hedhë poshtë veton e Bullgarisë", thekson Trifonov. Sipas tij, Petkov e bën atë pa i koordinuar deklaratat dhe veprimet e veta jo vetëm me diplomatët nga Ministria bullgare e Punëve të jashtme, por edhe pa koordinim me partnerët e koalicionit dhe Kuvendin nacional të Bullgarisë. "Ndërkaq Bullgaria është republikë parlamentare dhe Parlamenti bullgar ka qëndrim të qartë rreth kësaj teme. Qëndrimin e konfirmuan të gjitha grupet e deputetëve në Këshillin e fundit konsultativ për siguri kombëtare tek presidenti", thuhet më tej në kumtimin e Trifonovit, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeveritar bullgar. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR