• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Trendafilov: MPK është korniza bazë nën të cilën nuk mund të shkojë asnjë marrëveshje kolektive

Trendafilov: MPK është korniza bazë nën të cilën nuk mund të shkojë asnjë marrëveshje kolektive

Shkup, 19 korrik 2023 (MIA) - Marrëveshja e përgjithshme kolektive është korniza bazë, nën të cilën nuk mund të shkojë asnjë marrëveshje kolektive. Nëse me marrëveshjet kolektive të degëve përcaktohet shumë më e madhe të regresit për pushim vjetor dhe përqindje më e lartë për pagë, nuk ka asnjë problem, thotë kryetari i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, pas qëndrimit publik të Konfederatës së sindikatave të lira se nuk janë dakord me MPK.

"Kolegët e KSL-së kanë mbështetje nga LSM-ja. E drejta e tyre legjitime për të luftuar dhe për të përcaktuar paga më të larta është në marrëveshjet kolektive të degës në nivel të punëdhënësve", deklaroi Trendafilov në ditarin qendror të "Sitel".

Trendafilov theksoi se të gjitha sindikatat përfaqësuese ishin të përfshira në procesin e negociatave, por se në takimet e fundit ku u mbajtën diskutime ezauruese, përfaqësuesit e KSL-së nuk pranuan të marrin pjesë dhe u përpoqën të ushtronin presion dhe ndikim në LSM-së, në mënyrë që punonjësit në sektorin publik të mos përfitojnë rritje prej 10 përqindëve dhe regres për pushim vjetor.

Marrëveshja e përgjithshme kolektive për sektorin publik është nënshkruar dje pasdite në Qeveri nga kryetari i LSM-së dhe ministres së Punës dhe Politikës Sociale në prani të kryeministrit Dimitar Kovaçevski. Me këtë marrëveshje nga shtatori, 130 mijë të punësuar në sektorin publik duhet të kenë rritje të pagave prej 10 për qind dhe K-15 deri në fund të vitit në vlerë prej 10 mijë denarëve.

Paraprakisht, KSL-ja kishte dalë me qëndrimin se nuk pajtohen me MPK-në dhe se për ta kontestohet paragrafi 2 i nenit 14 të MPK-së. mb/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR