• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trençevska: Siguruam rritje rekorde të pensioneve, vazhdojmë me përkujdesje reale për të gjithë

Trençevska: Siguruam rritje rekorde të pensioneve, vazhdojmë me përkujdesje reale për të gjithë
Shkup, 9 nëntor 2022 Kryetarja e Forumit të grave të Lidhjes socialdemokrate të Maqedonisë, Jovana Trençevska, sot pati pati fjalim në tribunën “Fuqishëm dhe të vendosur drejt të ardhmes” në Radovish, ku para të pranishmëve foli për masat dhe politikat që  LSDM-ja i ndërmerr në përballjen me pasojat nga kriza. “Dy gjërat e para të cilat thamë se në muajin e parë të mandatit tonë do t'i bëjmë ishin rritja e pagës minimale dhe rritja e pensioneve. Kjo është realizuar dhe të përkujtojmë se nga viti 2017 e deri më sot e kemi rritur pagën minimale për 100%, nga 9.000 në 18.000 denarë, sepse punëtorët janë të rëndësishëm për ne! Kemi premtuar pensione më të mëdha për pensionistët! E realizuar! Ne kemi një fond pensional të qëndrueshëm dhe pagesa e parakohshme e pensioneve vazhdon. Vetëm gjatë këtij viti pensionet u rritën me gati 10%. Në mars 2023, pensionet do të rriten me të paktën 7%. Dhe kur themi historikisht rritja më e madhe e pensioneve ishte këtë vit, e kuptojmë këtë, por treguesi më i mirë për këtë janë shifrat, të dhënat. Mund të përgënjeshtrohet me fjalë, por faktet nuk mund të përgënjeshtohen. Ata mbeten të dëshmojnë si mbështetje të rezultateve”, deklaroi Trençevska. Trençevska theksoi se LSDM-ja do të vazhdojë të kujdeset për të gjithë qytetarët, por edhe do të vazhdojë të punojë me përkushtim në procesin eurointegrues, të ndërtojë një shtet ekonomikisht stabil dhe të stabil. LSDM - Qendra për komunikime me opinionin
_______________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre

QËNDRONI TË LIDHUR