• e diel, 22 dhjetor 2024

Trençevska - Pilgram: Organizata ndërkombëtare e punës mbetet mbështetëse e fuqishme politikave të RMV në fushën e punës

Trençevska - Pilgram: Organizata ndërkombëtare e punës mbetet mbështetëse e fuqishme politikave të RMV në fushën e punës

Shkup, 4 korrik 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot është takuar me drejtorin e Organizatës ndërkombëtare të punës (ONP) për Evropën Qendrore dhe Lindore, Markus Pilgram. Takimi filloi me bisedë për Programin e ri nacional për punë dinjitoze që do të zbatohet deri në fund të vitit 2025, ndërsa është miratuar dhe nënshkruar sot nga ana e përfaqësuesve të Organizatës ndërkombëtare të punës (ONP), Qeverisë, sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve.

Siç kumtoi Kabineti i Trençevskës, bashkëbiseduesit e kanë konformuar edhe një herë rëndësinë e Programit, duke pasur parasysh se qëllimi i saj është krijimi i më shumë vendeve të punës, dukjeve më të mira për punësim të grave dhe burrave të rinj, si dhe tregun inkluziv të punës përmes avancimit të mëtutjeshëm të dialogut social.

Programi i ri nacional e mbështet axhendën refomuese që është vërtetuar në Programin e Qeverisë 2022-2023, i cili fokusohet në zhvillimin e ekonomisë dhe ngritjes së standardit jetësor, theksohet në komunikatë.

Ministrja Trençevska e potencoi rëndësinë e dialogut social dhe miratimin e të gjitha vendimeve të rëndësishme përmes diskutimeve konstruktive së bashku me partnerët socialë.

Në takim u diskutua edhe për përgatitjen e ligjit të ri për marrëdhëniet e punës, ligj sistemik që është në punë prej pesë vitesh, për të cilin janë mbajtur një numër i madh i debateve publike, janë duke u shqyrtuar të gjitha komentet dhe propozimet e marra, dhe është pritet që të hyjë në fuqi deri në fund të vitit në procedurë parlamentare. Procesi i punës së zgjidhjes së re ligjore mori mbështetje nga Zyra e ONP-së në vend.

Ministrja Trençevska foli edhe për aktivizimin e përfituesve të ndihmës minimale të garantuar në tregun e punës.

"Në vend janë rreth 36 mijë përfitues të ONP-së, duke aktivizuar anëtarët e aftë për punë të familjes, mundësohen të ardhurat nga paga në familje në vend të ndihmës sociale dhe në të njëjtën kohë reduktojmë mungesën e fuqisë punëtore në vend", tha Trençevska.

Drejtori i INP-s, Markus Pilgram, shprehu mbështetjen e mëtejshme për politikat, programet dhe projektet e vendit në fushën e punës, të cilat prekin çështjet ekonomike dhe sociale në vend.

Ministrja Trençevska falënderoi për mbështetjen e mëparshme nga Organizata ndërkombëtare e punës dhe konfirmoi përkushtimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për promovimin e të drejtave të punëtorëve dhe dialogun social. mb/

Foto: MPPS

QËNDRONI TË LIDHUR