• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trençevska: Krijojmë masa të reja për të ndihmuar familjet me një prind

Trençevska: Krijojmë masa të reja për të ndihmuar familjet me një prind
Manastir, 16 maj 2022 (MIA) - Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), përmes politikave në fushën e reformës sociale, por edhe në fushën e reformës në mbrojtjen e fëmijëve, punon në masa dhe aktivitete që do të lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën e familjes me një prind të vetëm, theksoi ministrja  Jovana Trençevska. Në një tribunë në Manastir me përfaqësues të Shoqatës së Familjeve Një-Prindërore"“Pjesë e gjithash, ministrja Trençevska përkujtoi se masat që janë pjesë e planit operativ për punësim për vitin 2022 janë pjesë e mbështetjes, ku grupi i synuar mund të jetë familjet që nuk janë të punësuar, por janë familje me një prind. "Si Ministri, si në fushën e mbrojtjes sociale, ashtu edhe në fushën e të drejtave dhe shërbimeve që ofrojmë me reformën sociale, ndihmojmë personat që përballen me varfërinë, personat me aftësi të kufizuara dhe sigurisht familjet me një prind. Të gjitha të drejtat nga mbrojtja sociale, nëse pranuesi është familje me një prind janë 50 për qind më të larta se baza në krahasim me përfituesit e tjerë të asaj të drejte. Si Ministri dhe si Qeveri jemi vërtet të fokusuar. Nuk po them se mjafton, por në periudhën para nesh, së bashku me organizatat e shoqërisë civile që përfaqësojnë familjet me një prind, do të krijojmë politika të reja dhe masa të reja që do t'ua lehtësojnë edhe më shumë jetën këtyre familjeve", tha Trençevska. Sipas Jasminka Koçankovska, nënkryetare e Shoqatës së familjeve me një prindër "Pjesë e të gjithëve", sfida më e madhe për këto familje është ulja e nivelit të lartë të varfërisë, papunësia e lartë, mungesa e banimit dhe problemet e tjera. "Pothuajse çdo e dyta familje me një prind jeton në varfëri dhe përballet me përjashtimin social. Papunësia e lartë, si dhe efektiviteti i ulët i punës, të tilla si punët me pagë të ulët, ekonomia gri ose punësimi me kohë të pjesshme, janë shkaqe të tjera të varfërisë. Mbështetja nga shoqëria është e pamjaftueshme, dhe mungesa e banimit të tyre është një tjetër problem serioz i familjeve me një prindër, sepse edhe dy të tretat e tyre nuk kanë as shtëpi të tyre", theksoi Koçankovska. Tribuna e sotme në Manastir është mbajtur me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, e organizuar nga Forumi i Gruas së LSDM-së dhe Shoqata e Familjeve Një Prindërore "Pjesë e të gjithëve". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR