• e premte, 20 dhjetor 2024

Trençevska: Inflacioni do të vazhdojë të zvogëlohet

Trençevska: Inflacioni do të vazhdojë të zvogëlohet

Shkup, 14 mars 2023 (MIA) - Inflacioni është qetësuar dhe është duke u zvogëluar. Gjëja më e rëndësishme është që kemi një trend në rënie dhe do të vazhdojë. Pikërisht në atë drejtim nuk janë vetëm masat për ngrirjen e çmimeve, por edhe të gjitha masat e tjera të ndërmarra nga Qeveria, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska.

Në një emision në TV 24, Trençevska theksoi se situata është duke u monitoruar dhe se nuk do të thotë se masa nuk do të vazhdojë pas afatit të caktuar nëse ekipi ekonomik i Qeverisë vendos se është efektive.

Trençevska është e kënaqur me vendimin e djeshëm të Këshillit ekonomiko-social për lartësinë e pagës minimale, sepse, siç theksoi, është rezultat i një zgjidhjeje sistematike nga viti i kaluar kur me ndryshimet në Ligjin për paga minimale, u përcaktua një metodologji e re në bazë të së cilës pagat po rriten.

"Pikërisht me këtë zgjidhje kemi një vendim për pagën minimale nga marsi 2023 prej shumës neto prej 20.175, që do të thotë se nuk do të ketë pagë bazë në shtet nën këtë shumë. Edhe në kushte krize, paga minimale po rritet. Me pagën minimale do të rriten edhe pagat tjera, atje ku ligjet bazë janë në përputhje me Ligjin për pagën minimale, gjegjësisht ku në pagën bazike hyn paga minimale, pagat gjithashtu do të rriten edhe për 2.175 denarë", tha Trençevska. mb/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR