• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trembëdhjetë viktima në përleshjet e reja mes bujqve dhe blegtorëve në Nigeri

Trembëdhjetë viktima në përleshjet e reja mes bujqve dhe blegtorëve në Nigeri

Abuja, 19 qershor 2023 (MIA) - Të paktën 13 persona janë vrarë që nga e premtja në përleshjet e reja mes komuniteteve të bujqve dhe blegtorëve në Nigerinë qendrore, kumtuan autoritetet lokale të dy komuniteteve.

Gjatë javëve të fundit, tensionet dhe konfliktet vdekjeprurëse midis komuniteteve të blegtorëve dhe bujqve, të cilët debatojnë për përdorimin e tokës dhe resurseve, përsëri janë aktivizuar në shtetin Plato të Nigerisë qendrore.

Të premten, pesë barinj të cilët erdhën në treg për të shitur kafshët e tyre u arrestuan dhe u vranë në komunitetin Ravuru, ndërkaq për këtë dyshohen të rinjtë nga komuniteti i bujqve Berom, deklaroi një përfaqësues lokal i blegtorëve.

Pastaj si hakmarrje, në të njëjtin vend u vranë tetë bujq nga ai komunitet.

Zëdhënësi i policisë lokale konfirmoi sulmin e fundit dhe numrin e viktimave.

Ai konfirmoi se sulmi ndodhi pasi barinjtë u ekzekutuan, por nuk ka mundur të konfirmojë numrin e saktë nga sulmi i parë.

Rregullisht ka tensione dhe konflikte në zonat veriperëndimore dhe qendrore të Nigerisë për shkak të eksploatimit të tokave dhe burimeve të ujit midis fermerëve dhe blegtorëve që janë intensifikuar viteve të fundit për shkak të presionit demografik dhe ndryshimeve klimatike.

Seria e vrasjeve për hakmarrje ka çuar në zhvillimin e krimit më të gjerë në rajon me bandat që kryejnë bastisje nëpër fshatra ku vrasin dhjetëra fshatarë, grabisin dhe rrëmbejnë njerëz për të kërkuar shpërblim.

Që nga mesi i muajit maj, më shumë se 120 njerëz janë vrarë në përleshjet në shtetin Plato. Më shumë se tre mijë njerëz u zhvendosën shkaku i dhunës.

Autoritetet lokale kanë dërguar forca mobile policore në disa zona të shtetit Plato për të vendosur rendin.

foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR