• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trembëdhjetë persona humbën jetën nga protestat në Nigeri

Trembëdhjetë persona humbën jetën nga protestat në Nigeri

Abuxha, 2 gusht 2024 (MIA) - Të paktën 13 protestues  humbën jetën mbrëmë në protestat e mëdha në Nigeri të organizuara për shkak të krizës ekonomike në këtë vend afrikan, kumtoi sot Amnesti interneshënall.

Autoritetet konfirmuan se katër persona kanë humbur jetën në shpërthimin e një bombe, ndërsa qindra janë arrestuar në protestat që çuan në orë policore në disa shtete federale.

Drejtori i Amnesti interneshënall për Nigerinë Isa Sanusi, në një intervistë tha se ka siguruar vërtetim të pavarur për rastet e vdekjes  të raportuara nga dëshmitarë, familjet e viktimave dhe avokatë.

Në shtetet veriore Kano dhe Kacina u arrestuan mbi 300 demonstrantë dhe u vendos orë policore pas grabitjes së pronës qeveritare dhe publike, kumtoi policia e Nigerisë.

Në trazira humbën jetën një polic, ndërsa disa janë lënduar.

Protestat janë organizuar kryesisht për shkak të mungesës së ushqimit dhe menaxhimit të dobët me vendin. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR