• e mërkurë, 03 korrik 2024

Tre zjarrfikës janë lënduar nga goditja elektrike gjatë shuarjes së zjarrit në çatinë e një shtëpie në rajonin e Strugës

Tre zjarrfikës janë lënduar nga goditja elektrike gjatë shuarjes së zjarrit në çatinë e një shtëpie në rajonin e Strugës

Strugë, 16 nëntor 2023 (MIA) - Tre zjarrfikës janë lënduar gjatë intervenimit në shuarjen e zjarrit në çatinë e një shtëpie në fshatin Radozhdë të Strugës, konfirmoi për MIA-n komandanti i Njësisë territoriale kundër zjarreve në Strugë, Feti Mazari.

Sipas tij, rasti është lajmëruar mbrëmë rreth orës 23 e 30 minuta, pas së cilës kanë intervenuar gjashtë zjarrfikës.  

Zjarrfikësit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe zjarri është shuar plotësisht, deklaroi Mazari.

Nga SPB Ohër kumtuan se mbrëmë rreth orës 23 e 40 minuta është raportuar për zjarr në një shtëpi në afërsi të fshatit Radozhdë, pronë e A.S nga i njëjti fshat.

Pas intervenimit të NjTKZ në Strugë me lëndime nga goditja e rrymës kanë përfunduar tre zjarrfikës të cilët kanë shuar zjarrin.

Ata janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Strugë ku janë konstatuar lëndime trupore me çka dhe janë lëshuar për trajtim shtëpiak, sqaroi zëdhënësi Stefan Dimoski. 

Po punohet në zbardhjen e rastit. si/ 

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR