• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Tre vjet e një muaj burg dhe gjobë prej 5.000 eurove për Marjan Stamenkovskin nga "DokazM“

Tre vjet e një muaj burg dhe gjobë prej 5.000 eurove për Marjan Stamenkovskin nga
Shkup, 4 prill 2023 (MIA) - Dënim me burg prej tre vjetë e një muaj dhe gjobë prej pesë mijë euro për pronarin e portalit "DokazM", Marjan Stamenkovski, ka shpallur sot Gjykata Themelore Penale Shkup.
 
Gjykata publikoi se Stamekovski është fajtor për shkak se përmes ueb faqes në pronësi të tij, si mjet për kryerje, me qëllim të marrë për vete dobi personale pas përmes kërcënimeve dhe shantazheve ndja disa persona, ka përhapur material racist dhe ksenofobik në opinion.
 
Për secilën nga veprat "shpërndarja e materialit racist dhe ksenofobik nëpërmjet një sistemi kompjuterik, “shantazhe”, “pirateria e një vepre audiovizive” dhe për “keqpërdorim të të dhënave personale”, Gjykata e dënoi atë me një vit burg, pra gjithsej katër vjet burg, por në përputhje me ligjin ai është dënuar me një dënim të vetëm prej tre vjet e një muaj, duke përfshirë edhe kohën e kaluar në paraburgim.
 
Stamenkovski në afat prej tre muajve duhet të paguajë gjobë në vlerë prej 250 pagesave ditore, me ç'rast çdo pagesë do të jetë në vlerë prej 20 eurove ose vlerë e përgjithshme prej 500 eurove.
 
Gjykata gjithashtiu i ka shqiptuar edhe ndalesë për kryerje të veprimtarisë në periudhë prej 10 vjetëve për regjistrim dhe zhvillim të domenit
 
Të dëmtuarit në këtë rast, të cilët kanë paralajmëruar dëm, Gjykata i thërret në kontestim civil.
 
Stamenkovskoi ndodhet në paraburgimin Burgu i Shutkës nga mesi i shkurtit të këtij viti. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR