Tre viktima në rrëzimin e një helikopteri në ishullin britanik, Uajt
- Tre persona e kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të një helikopteri paradite në ishullin britanik Uajt, kumtoi sot policia e Hempshirit.
- Post By Besnik Shuki
- 20:02, 25 gusht, 2025
Londër, 25 gusht 2025 (MIA) - Tre persona e kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të një helikopteri paradite në ishullin britanik Uajt, kumtoi sot policia e Hempshirit.
Policia në kumtesë njofton se "gjithsej katër persona kanë qenë në helikopter, ndërsa një person në këtë moment është në spital në gjendje të rëndë", njofton Skaj Njuz.
Policia kumtoi se tani për tani nuk mund të japë informata për viktimat në këtë fatkeqësi, pasi po vazhdojnë përpjekjet për kontaktim dhe përkrahje të familjeve të tyre. bsh/
Foto: Policia e Uajt në X, ilustrim