• e premte, 05 dhjetor 2025

Tre tërmete me manjitudë prej pesë ballëve i goditën Ishujt Veriore të Kurileve

Tre tërmete me manjitudë prej pesë ballëve i goditën Ishujt Veriore të Kurileve

Moskë, 15 gusht 2025 (MIA) - Tre tërmete me manjitudë më të madhe se pesë ballë sipas Shkallës së Rihterit u regjistruan sot në mëngjes në Oqeanine  Qetë, në afërsi të Ishujve Veriorë të Kurileve, kumtoi dega Sahalin e Shërbimit të vetëm gjeofizik të Akadmeisë ruse të shkencave.

Tërmeti me manjitudë prej 5,1 ballë ishte me epiqendër 127 kilometra në lindje të qytetit Severo-Kurilsk, në ishullin Paramushir, në thellësi orej 10 kilometrave nën fundin e detit.

Tërmeti u ndje në Paramushur me manjitudë prej dy deri tre ballëve, por nuk u dha paralajmërim për cunami.

Dy tërmete të tjera, memanjitudë prej 5,2 dhe 5,3 ballë, u regjistruan paraprakisht në rajonin e njejtë, njëri prej të cilëve u ndje edhe në Paramushur.

Në të dy rastet nuk u dha paralajmërimi për cunami.

Tani për tani nuk ka raportime për dëme apo të lënduar. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR