• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Tre të vrarë, një i plagosur rëndë nga të shtënat në gjimnazin në Sanski Most

Tre të vrarë, një i plagosur rëndë nga të shtënat në gjimnazin në Sanski Most

Sanski Most, 21 gusht 2024 (MIA) - Tre persona janë vrarë jetën nga të shtënat në gjimnazin Sanski Most pasi që një punonjës i shkollës së mesme qëlloi drejtorin, sekretaren dhe profesoreshën.

Sipas mediave lokale, personi ka hyrë në hapësirat e shkollës me një pushkë automatike dhe ka hapur zjarr ku pastaj ka vrarë drejtorin Nijaz Haliloviq, profesoreshën e anglishtes Gordana Mixhan dhe sekretaren e shkollës Nisveta Kluniq. Trupat e viktimave janë transferuar në Qendrën shëndetësore në Sanski Most, policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku ndodhi krimi.

Sipas mediave lokale, autori i vrasjes pastaj ka qëlluar veten në kokë dhe është transferuar në gjendje të rëndë në spitalin në Sanski Most. Ndaj tij është caktuar masë disiplinore pak kohë më parë dhe ka pasur mosmarrëveshje me udhëheqësinë e shkollës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR