• e enjte, 07 nëntor 2024

Tre të vrarë në një sulm të armatosur në një universitet në Manila

Tre të vrarë në një sulm të armatosur në një universitet në Manila
Manila, 24 korrik 2022 (MIA) - Tre persona janë vrarë sot në një sulm të armatosur në një universitet në Manila, ndërsa duket se bëhet fjalë për vrasje të qëllimshme, njoftuan autoritetet filipinase. Incidenti ndodhi në Universitetin Ateneo de Manila derisa studentët e drejtësisë dhe familjet e tyre mbërrinin në ceremoninë e diplomimit, në të cilën duhej të merrte pjesë edhe kryetari i Gjykatës Supreme. "Në sulm janë vrarë Rouz Furigej, ish kryetare e provincës jugore Basilan, ndihmësi i saj dhe rojtari i universitetit", deklaroi përfaqësuesi lokal Xhoj Bellmonte. Rouz Furigej, vajza e të cilit është një nga të diplomuarat, ka ardhur që të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit. Të shtënat në shkolla dhe universitete janë të rralla në Filipine, edhe krahas ligjeve të buta për armë. Por vrasjet e qëllimshme të politikanëve janë shumë të shpeshta, veçanërisht gjatë zgjedhjeve, bëjnë të ditur agjencitë e huaja. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR