Tre të vdekur nga të shtënat në kampusin në Las Vegas, një person është lënduar
- Pas të shtënave në kampusin e Universitetit në Nevada, në Las Vegas, tre persona janë vrarë, ndërsa një është plagosur, ndërsa sulmuesi është vrarë nga policia, lajmëroi Si-En-En.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:43, 7 dhjetor, 2023
Las Vegas, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Pas të shtënave në kampusin e Universitetit në Nevada, në Las Vegas, tre persona janë vrarë, ndërsa një është plagosur, ndërsa sulmuesi është vrarë nga policia, lajmëroi Si-En-En.
"Personi i lënduar, i cili ishte në gjendje kritike, është dërguar në spitalin Sanrajs dhe tnai ndodhet në gjendje stabile", deklaroi sherifi i policisë në Las Vegas, Kevin Mekmahil.
Në spitalin e njejtë janë dërguar edhe tre persona për të cilët nuk është cekur se si janë lënduar.
Sherifi shtoi se policia e din emrin e sulmuesit, të cilin nuk do ta kumtojë derisa nuk njoftohet familja e tij, por burime të policisë për Si-En-En deklaruan se bëhet fjalë për një profesor 67-vjeçar, lidhja e të cilit me Universitetin nuk është e ditur.
Këtë vit ka pasur 80 të shtëna armësh nëpër shkolla, 29 prejt ë cilave ishin në kampuse të universiteteve dhe kolexheve. ab/
Foto: МIА arkivi