• e premte, 05 dhjetor 2025

Tre të vdekur në një shpërthim të cisternës për karburant në Meksiko Siti

Tre të vdekur në një shpërthim të cisternës për karburant në Meksiko Siti

Meksiko Siti, 11 shtator 2025 (MIA) - Tre persona humbën jetën nga lëndimet pasi dje shpërtheu një cisternë për karburant në Meksiko Sitin lindor, kumtuan autoritetet.

Shpërthimi, i cili ndodhi ndërsa një automjet po udhëtonte mbi urën në Iztapalapa, një lagje me popullsi të dendur të megalopolisit, lëndoi gjithashtu 70 persona, përfshirë disa me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, sipas burimit.

Të paktën 19 nga të lënduarit kanë pësuar djegie të shkallës së dytë dhe të tretë. Të plagosurit u dërguan në spitalet publike aty pranë, ndërsa shpërthimi shkaktoi gjithashtu dëme të shumta materiale. Pamjet e transmetuara në televizion dhe mediat sociale treguan momentin e shpërthimit. Ishte i fuqishëm dhe prodhoi flakë të mëdha të dukshme nga larg.

Pamjet tregojnë një grua që mban në krahë një foshnjë me lëndime të dukshme në duar dhe fytyrë.

"Nga pamjet e kamerave të sigurisë e dimë se njerëzit po digjeshin ndërsa po dilnin nga automjetet e tyre", u tha gazetarëve Pablo Vaskez, sekretari i sigurisë së kryeqytetit.

Shpërthimi dëmtoi gjithashtu rreth 28 automjete dhe prokurorët po hetojnë shkakun. Autocisterna, e cila mbante gati 50,000 litra karburant, duket se ka shpërthyer pasi është përmbysur në autostradë, tha prefektja e Qytetit të Meksikos, Klara Brugada. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR