• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tre të vdekur në një garë me vetura në autostradën në Kosovë

Tre të vdekur në një garë me vetura në autostradën në Kosovë

Prishtinë, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Tre persona humbën jetën mbrëmë vonë kur një automobil që merrte pjesë në garën e jashtëligjshme në autostradën e Kosovës e kishte humbur kontrollin dhe kishte përfunduar në publik, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Përveç tre të vdekurve, në aksidentin në autostradën "Ibrahim Rugova" në afërsi të Prizrenit janë plagosur edhe tre nga shikuesit e garës mes dy veturave të llojit "folsfagen golf". 

Të lënduarve u është ofruar ndihmë mjekësore, përderisa shoferi i dyshuar i veturës e cila goditi në publik është arrestuar.

Mediat e Kosovës i identifikuan viktimat Lordi Syla, Molos Delia dhe Nue Bibaj, që të tre të rinj nga Gjakova. Nga i njëjti qytet është edhe shoferi i cili e ka shkaktuar tragjedinë, ndërsa i cili është identifikuar si Arlind S dhe për të cilin thuhet se është familjar i afërt i njërit nga të vdekurit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR