• e premte, 05 dhjetor 2025

Tre të vdekur dhe tetë të plagosur nga të shtënat me armë në një klub nate në Nju-Jork

Tre të vdekur dhe tetë të plagosur nga të shtënat me armë në një klub nate në Nju-Jork

 Nju-Jork, 17 gusht 2025 (MIA) - Të paktën tre persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur në një të shtënë me armë në "Tastes of the City Bar" në Bruklin, Nju-Jork, bëri të ditur policia njujorkeze.

Komisisarja e Policisë së Qytetit të Nju-Jorkut, Xhesika Tish, në një konferencë për shtyp deklaroi se viktimat ishin tre burra, të moshës 27, 35 vjeç dhe një me moshë të panjohur, por nuk i bëri të ditur emrat e tyre. 

Tetë persona të plagosur u dërguan me urgjencë në spitalet aty pranë në gjendje të panjohur menjëherë pas të shtënave, të cilat ndodhën rreth orës 3:27 të mëngjesit të sotëm. 

 Nuk janë identifikuar të dyshuar dhe nuk janë bërë arrestime.

Tishi tha se 36 gëzhoja u gjetën në vendngjarje në adresën  Franklin Aveny 903. 

Ajo shtoi se të shtënat ishin "të tmerrshme", por theksoi se ishin një anomali mes rënies së statistikave të krimit në Nju-Jork. 

"Kemi numrin më të ulët të incidenteve me të shtëna dhe viktimave nga të shtënat në NJu-Jork në shtatë muaj të vitit. Diçka e tillë është, sigurisht, falë Zotit, një anomali dhe është një gjë e tmerrshme që ka ndodhur këtë mëngjes". 

 Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR