Tre të lënduar në aksidentin në autostradën Tetovë- Shkup
- Tre persona janë lënduar në një aksident komunikacioni në autostradën Tetovë-Shkup që ka ndodhur rreth orës 15 e 30 minuta.
- Post By Fami Bajrami
- 16:50, 19 nëntor, 2023

Tetovë, 19 nëntor 2023 (MIA) - Tre persona janë lënduar në një aksident komunikacioni në autostradën Tetovë-Shkup që ka ndodhur rreth orës 15 e 30 minuta.
Në SPB Tetovë është lajmëruar se në autostradën afër objektit hotelerik, ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve me targa të Tetovës edhe atë “folksvagen golf” i drejtuar nga 62-vjeçari Sh.A nga Zhelina e Tetovës dhe një “opel astra” që drejtohej nga një 58-vjeçar me inicialet B.I nga Tetova.
"Në aksidentin, drejtuesi i automjetit 'opel' dhe shoqëruesit nga automjeti 'golf' B.A.(27) dhe 19-vjeçari A.A. nga Zhelina kanë marrë lëndime trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës", informoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Në vendin e aksidentit mbikëqyrje ka kryer ekip i SPB Tetovë.
Foto: arkivi i MIA-s