• e martë, 24 dhjetor 2024

Tre persona vdiqën dhe 10 u plagosën në një sulm me dron rus në Odesa

Tre persona vdiqën dhe 10 u plagosën në një sulm me dron rus në Odesa

Odesa, 10 qershor 2023 (MIA) - Tre persona u vranë dhe të paktën 10 u plagosën në sulmin e mëngjesit të sotëm me dron nga forcat ruse në rajonin ukrainas të Odesës, njoftoi Komanda Jugore e Ukrainës.

Një ndërtesë e lartë u godit nga sulmi, duke shkaktuar një zjarr që është shuar. Vala shpërthyese ka dëmtuar edhe objektet e banimit përreth.

Forcat ruse përdorën dronë të prodhuar nga Irani në sulmin ndaj rajonit, ndërsa të gjithë u shkatërruan nga forcat ukrainase, thuhet në raport.

Zyrtarët ende po konfirmojnë detaje shtesë rreth sulmit. sa/

 

The consequences of Russia's night attack on Odesa. pic.twitter.com/QH1Fm8R7OP

— UkraineWorld (@ukraine_world) June 10, 2023

QËNDRONI TË LIDHUR