• e premte, 05 dhjetor 2025

Tre persona u vranë këtë mëngjes, mes të cilëve edhe një fëmijë njëvjeçar, në sulmin me dron në Harkov

Tre persona u vranë këtë mëngjes, mes të cilëve edhe një fëmijë njëvjeçar, në sulmin me dron në Harkov

Harkov, 18 gusht 2025 (MIA) - Tre persona, mes të cilëve edhe një fëmijë njëvjeçarë, u vranë mëngjesin e sotëm në një sulm me dron rus në Harkov, ndërsa 17 persona të tjerë u lënduar, deklaroi prefekti Igor Terehov. 

"Për fat të keq, është gjetur trupi i një personi tjetër që u vra nga një "shahed" armik. Jetën e kanë humbur gjithsej tre persona, mes të cilëve dhe një fëmijë i vogël", ka shkruar Terehov në Telegram, raporton Ukrinform. 

Nënpunësi i Administratës ushtarake rajonale të Harkovit (OVA), Oleg Sinegubov, në njoftimin në Telegram deklaroi se "në këtë moment, mjekët po e ndihmojnë edhe një vajzë gjashtëvjeçare dhe një grua (42)". 

"Numri i viktimave nga sulmi i mëngjesit në Harkov vazhdimisht po rritet", tha Sinegubov. 

Harkovi këtë mëngjes u shënjestrua nga një sulm me dron "shahed", ndërsa pas sulmit, shpërthyen zjarre në Zonën industriale të qytetit. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR