Tre persona, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë, u vranë në një sulm rus me raketa në Krivi Rih
- – Tre persona, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë, u vranë, ndërsa disa janë plagosur në një sulm rus me raketa mbi qytetin e lindjes së presidentit ukrainas Volodomir Zelenski – Krivi Rih, njoftoi shefi i këshillit të qytetit për Mbrojtje Oleksandër Vilkul.
- Post By Fitore Curri
- 11:10, 21 shtator, 2024
Kiev, 21 shtator 2024 (MIA) – Tre persona, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë, u vranë, ndërsa disa janë plagosur në një sulm rus me raketa mbi qytetin e lindjes së presidentit ukrainas Volodomir Zelenski – Krivi Rih, njoftoi shefi i këshillit të qytetit për Mbrojtje Oleksandër Vilkul.
“Vijon operacion urgjent për shpëtim. Të paktën dy persona u vranë, ndërsa edhe tre janë plagosur, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, pasi Rusia sulmoi një zonë të banuar. Ka mundësi që ende të ketë njerëz të ngujuar nën rrënoja”, shkroi zyrtari në Telegram.
Villkull më vonë sqaroi se në sulmin rus humbën jetën tre persona pasi një grua më e vjetër ka ndërruar jetë në autoambulancë rrugës për në spital.
Sipas mbrojtjes ajrore ukrainase, Rusia mbrëmë hodhi kryqëzuese dhe balistike drejt Krivi Rihit. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s