Tre persona me djegie nga zjarri në Koçan do të transferohen në spitalin e Selanikut
- Tre të rinj me djegie, të lënduar nga zjarri në diskotekën në Koçan, do të transferohen në spitalin Papanikolau në Selanik, konfirmoi në bisedën për korrespondenten e MIA-s nga Athina, kryetari i Federatës greke të punonjësve të spitaleve shtetërore, Mihalis Janakos.
- Post By Fami Bajrami
- 14:54, 16 mars, 2025

Athinë, 16 mars 2025 (MIA) - Tre të rinj me djegie, të lënduar nga zjarri në diskotekën në Koçan, do të transferohen në spitalin Papanikolau në Selanik, konfirmoi në bisedën për korrespondenten e MIA-s nga Athina, kryetari i Federatës greke të punonjësve të spitaleve shtetërore, Mihalis Janakos.
Sipas Janakosit, spitali i Selanikut disponon me repart ndaj djegieve me katër shtretër, sot në dispozicion janë tre dhe pritet që të lënduarit të transferohen në Selanik dhe të shtrohen në spitalin Papanikolau.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Shtabi i krizave në Ministrinë e Shëndetësisë.
"Përgatitjet janë duke u zhvilluar. Fillimisht tre për Greqinë. Në rrjedhë është organizimi dhe triazhi", thonë nga Shtabi i krizave.
Paraprakisht, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari nga Spitali klinik në Shtip paralajmëroi se rreth njëzet nga të lënduarit më rëndë do të trajtohen jashtë vendit.
Foto: arkivi i MIA-s