• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tre persona kanë humbur jetën pas shpërthimit në hidrocentralin afër Bolonjës

Tre persona kanë humbur jetën pas shpërthimit në hidrocentralin  afër Bolonjës

Romë, 9 prill 2024 (MIA) - Tre persona kanë humbur jetën në shpërthimin në hidrocentralin afër Bolonjës, njoftoi ANSA, duke iu referuar prefekturës lokale.

Në incident kanë mbetur të plagosur tre persona. Gjashtë rezultojnë të zhdukur, sipas shifrave të përditësuara.

Mediat italiane raportuan më herët se te diga e liqenit Suviana, e cila ndodhet mes Bolonjës dhe Firences, pasditen e sotme rreth orës 15 ka ndodhur një shpërthim.

Zëdhënësi i kompanisë “Enel Grin Pauer" njoftoi se ka rënë zjarr në transformator dhe ka treguar se janë marrë të gjitha masat e sigurisë për evakuimin dhe mbrojtjen e personelit. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR