• e premte, 22 nëntor 2024

Tre persona humbën jetën me armë zjarri në Shqipëri, policia heton pas autorëve

Tre persona humbën jetën me armë zjarri në Shqipëri, policia heton pas autorëve

Tiranë, 21 korrik 2024 (MIA) - Tre persona kanë humbur jetën mbrëmë në një përleshje mes klaneve lokale në jug të Shqipërisë, raportojnë mediat shqiptare.

Objektivi i të shtënave në qytetin Memaliaj të qarkut të Gjirokastrës kanë qenë anëtarët e familjes Kalemi, të cilët ndodheshin në lokalin e një të afërmi.

Dyshohet se sulmuesit kanë qëlluar me breshëri armësh dhe ka mbetur i vrarë Shyqyri Kalemi (74), ndërsa vëllai i tij është plagosur rëndë, raporton "Albanian post".

Në të shtënat humbi jetën kamarieri dhe një klient në lokal.

Ekziston dyshimi se anëtarët e familjes Kalemi kanë marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në vitin 2022, me ç'rast Shyqyri Kalemi ishte plagosur disa herë.

Pas incidentit policia ka vendosur pika kontrolluese në qytetet Fier, Berat dhe Vlorë, ndërsa në fshatin e afërt është gjetur një automjet i djegur "BMV" të cilin gjoja e kanë shfrytëzuar autorët. sa/ 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR