Tre persona e humbën jetën në stuhinë që e kaploi Italinë veriore
- Sot janë gjetur trupat e dy personave të cilët ishin të paraqitur të zhdukur gjatë stuhisë në Italinë veriore, kumtuan zjarrfikësit, me çka numri i viktimave në atë rajon u rrit në tre.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:27, 18 prill, 2025

Romë, 18 prill 2025 (MIA) - Sot janë gjetur trupat e dy personave të cilët ishin të paraqitur të zhdukur gjatë stuhisë në Italinë veriore, kumtuan zjarrfikësit, me çka numri i viktimave në atë rajon u rrit në tre.
Trupat e një burri 64-vjeç dhe djalit të tij 33-vjeçar, automobili i të cilit ishte marrë nga ujërat e ardhura, janë gjetur në afërsi të Viçencës në provincën verilindore Veneto.
Kreu i provincë Veneto, Lluka Zaia, i shprehi ngushëllime gruas e cila i humbi burrin dhe djalin dhe tha se është "tragjedi e paimagjinueshme".
Që të dy ishin paraqitur si vullnetarë dhe ihin rrugës për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit kur ka ndodhur fatkeqësia.
Një burrë (90) u gjet dje në shtëpinë e tij të vërshuar në Piemont në pjesën veriperëndimore të vendit.
Italinë veriore, si dhe Alpet franceze dhe zvicerane, dje i kapluan reshje të rrëmbyeshme të hsiut të cilat u shndërruan në borë në viset më të larta, që shkaktoi bllokime të shumta në rrugë për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe vërshimeve.
Dhjetëra njerëz duhej të evakuohehin nga rajonet e vërshuara, shumica së bashku me kafshët e tyre shtëpiake.
Në luginën Aosta, rreth 5.000 familje mbrëmë mbetën pa rrymë, kumtoi kompania lokale për distribuim të energjisë elektrike. ab/
Fotо: ЕPА