Tre ministra në Ukrainë kanë dhënë dorëheqje
- Ministri i Industrisë Strategjike të Ukrainës, Oleksander Kamishin, ministri i Drejtësisë, Denis Maljusik, ministri i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Resurseve Natyrore, Ruslan Strilc dhe shefi i Fondit të Pronës Shtetërore. Vitalj Koval sot dhanë dorëheqje.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:15, 3 shtator, 2024

Kiev, 3 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Industrisë Strategjike të Ukrainës, Oleksander Kamishin, ministri i Drejtësisë, Denis Maljusik, ministri i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Resurseve Natyrore, Ruslan Strilc dhe shefi i Fondit të Pronës Shtetërore. Vitalj Koval sot dhanë dorëheqje.
"Rada Supreme e Ukrainës i mori deklaratat për dorëheqjet e Kamishit, Maljusikut, Strilcit dhe Kovaljit", bëri të ditur presidenti i Radës Supreme, Ruslan Stefançuk", transmeton Ukrinform.
Ai informoi se dorëheqjet e tyre do të diskutohen në një nga seancat plenare të ardhshme.
Foto: Arkivi i MIA-s