• e shtunë, 17 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Tre ditë zie në Spanjë pas vdekjes së Papa Françeskut

Tre ditë zie në Spanjë pas vdekjes së Papa Françeskut

Madrid, 21 prill 2025 (MIA) - Spanja ka shpallur tri ditë zie për shkak të vdekjes së Papa Françeskut, njoftoi EFE.

Ministri i Drejtësisë dhe Marrëdhënieve Parlamentare, Feliks Bolanos, i cili është gjithashtu përgjegjës për marrëdhëniet e qeverisë me kishën, shpalli tre ditë zie dhe shprehu pikëllimin dhe ngushëllimet e pushtetit ekzekutiv në një deklaratë institucionale në Pallatin "Monkloa" për vdekjen e Papës.

“Na vjen keq për vdekjen e një njeriu të mirë dhe të një Pape të madh”, theksoi ministri.

Ai shtoi se Papa ia kushtoi jetën e tij të dobëtve, atyre që nuk kanë asgjë, atyre që kanë nevojë për gjithçka dhe karakterizohet nga lufta e tij kundër pabarazisë, padrejtësisë, lufta e tij kundër ndryshimeve klimatike dhe kujdesi i tij për të gjithë ata që janë në margjinat.

Sipas tij, Françesku i ka dhënë një impuls rinovues dhe reformues Kishës latolike, që do të lërë trashëgimi për historinë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR