• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tre ditë zie në Mal të Zi pas tragjedisë në Cetinë

Tre ditë zie në Mal të Zi pas tragjedisë në Cetinë
Podgoricë, 12 gusht 2022 (MIA) – Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tre ditë zie për tragjedinë e madhe që ndodhi sot në Cetinë. Siç njofton RTMZ, këtë e ka bërë të ditur kryeministri malazez Dritan Abazoviq në kanalin e tij në Telegram. “Ka ndodhur një tragjedi që Mali i Zi nuk e mban mend. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi në këto momente të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë e tyre dhe të gjithë qytetarët e kryeqytetit Cetinë”, ka shkruar Abazoviqi në Telegram. Njëmbëdhjetë persona janë vrarë mes tyre edhe sulmuesi, ndërsa gjashtë janë lënduar në incidentin e sotëm që ndodhi rreth orës 16 në Cetinë.

QËNDRONI TË LIDHUR