• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tre ditë zie në Brazil pas rrëzimit të aeroplanit me udhëtarë

Tre ditë zie në Brazil pas rrëzimit të aeroplanit me udhëtarë

Brazili, 10 gusht 2024 (MIA) - Presidenti brazilian, Luis Inasio Lula da Silva shpalli tre ditë zie për shkak të fatkeqësisë së aeroplanit afër Sao Paolos, në të cilën jetën e humbën 61 persona.

"Nga momenti i publikimit të këtij urdhri, zyrtarisht shpall tre ditë zie në tërë vendin për viktimat në fatkeqësinë e aeroplanit", thuhet në kumtesën e Lula da Silvës të publikuar në rrjetin X.

Aeroplani me 61 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhiut u rrëzua dje në vendin Vinjedo, në afërsi të Sao Paolos, dhe nuk ka të mbijetuar. Sipas informatave të transportuesit "Voepass Linhas Aéreas" bëhet fjalë për aeroplan turbo të lehtë ATR-72 që u rrëzua mes Kaskavel dhe Guaruljos. ab/

fotо ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR