• e premte, 05 dhjetor 2025

Tre diplomatë të Katarit humbën jetën në Egjipt gjatë rrugës për në samitin për Gazën

Tre diplomatë të Katarit humbën jetën në Egjipt gjatë rrugës për në samitin për Gazën

Kajro, 12 tetor 2025 (MIA) - Tre diplomatë të Katarit humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Egjipt, njoftuan agjencitë botërore, duke cituar persona zyrtarë në Kajro.

Sipas agjencive, të vdekurit ishin anëtarë të shërbimit protokollar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit. Makina e tyre u përplas me një kamion rreth 50 kilometra larg Sharm el-Sheik, ndërsa po udhëtonin drejt vendpushimit egjiptian, ku nesër është planifikuar samiti ndërkombëtar mbi armëpushimin në Rripin e Gazës.

Hamasi i shprehu ngushëllime Katarit për tragjedinë dhe mirëpriti, siç u tha, "përpjekjet e Dohës për të ndërmjetësuar për t'i dhënë fund konfliktit në Gaza".

Aksidenti ndodhi në prag të zbatimit të marrëveshjes për armëpushimin midis Izraelit dhe Hamasit, e cila hyri në fuqi në mesditë sipas kohës lokale më 10 tetor. Marrëveshja është rezultat i iniciativave diplomatike të presidentit të SHBA-së Donald Tramp, përfshirë planin e tij të paqes me 20 pika për të stabilizuar rajonin. sa/

Foto: MPJ e Katarit

QËNDRONI TË LIDHUR