Tre anëtare të BE-së kërkojnë përcaktimin e moshës minimale për qasje deri te rrjetet sociale
- Greqia, Franca dhe Spanja kanë përgatitur një dokument për diskutim të përbashkët në Këshillin e BE-së në qershor, me të cilën kërkohet nga Komisioni Evropian të caktojë moshën minimale për qasje deri tek mediat sociale në nivel të BE-së dhe të udhëheq sistemin për moshën ndaj qasjeve deri tek rrjetet onlajn.
- Post By Fami Bajrami
- 12:07, 19 maj, 2025
Bruksel, 19 maj 2025 (MIA) - Greqia, Franca dhe Spanja kanë përgatitur një dokument për diskutim të përbashkët në Këshillin e BE-së në qershor, me të cilën kërkohet nga Komisioni Evropian të caktojë moshën minimale për qasje deri tek mediat sociale në nivel të BE-së dhe të udhëheq sistemin për moshën ndaj qasjeve deri tek rrjetet onlajn.
Në dokumentin e përgatitur nga ministrat përgjegjës për teknologjitë digjitale të Greqisë, Francës dhe Spanjës vlerësohet se "produktet dhe shërbimet digjitale të dizajnuara keq" shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore tek adoleshentët, të cilët vazhdimisht janë ekspozuar ndaj përmbajtjeve të parëndësishme ose të papërshtatshme.
Për të tejkaluar këtë problem, sipas tij, është e nevojshme në ligjvënësin e BE-së me të cilën të rinjtë do të kenë qasje të kufizuar në përmbajtje të dyshimtë dhe të varur që shkaktojnë varësi, ndërsa njëkohësisht prindërit do ta kenë më të lehtë që të kufizojnë përdorimin e fëmijëve të tyre në mediat sociale dhe ueb faqeve për të rritur.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Komisioni Evropian tashmë ka paralajmëruar se është duke përgatitur një aplikacion për verifikimin e moshës së përdoruesve të rrjeteve sociale e cila do të ishte një zgjidhje e përkohshme deri në prezantimin e të hollave digjitale të BE-së që pritet më së shpejti deri në fund të vitit 2026.
Por, në dokument kërkohet nga KE-ja jo vetëm të prezantojë sistem të tillë të verifikimit të moshës, por edhe të mundësojë mekanizma për kontroll më të madh të prindërve dhe të kufizojë përdorimin e disa aplikacioneve nga adoleshentët.
Sipas tre vendeve që propozojnë këtë inciativë, duhet në nivelin e BE-së të vendoset "rritje digjitale" për përdorimin e rrjeteve onlajn, gjegjësisht moshë minimale të kufizuar në të cilin adoleshentët nuk do të mund të kenë qasje deri tek mediat sociale.
Propozohet që kjo "rritje digjitale” të arrin 15 vjeç, edhe pse sipas burimeve në Qeverinë e Spanjës, ata janë të hapur për diskutim e kufizimit të moshës.
KE-ja veçmë ka paraqitur draft-udhërrëfyes për mbrojtjen e adoleshentëve, zhilluar në bazë të Ligjit të shërbimeve digjitale të BE-së (DSA), me të cilin kërkohet nga platformat onlajn të prezantojnë masa të verifikimit të moshës për të reduktuar ekspozimin e fëmijëve ndaj përmbajtjeve pornografike dhe të tjera të papërshtatshme. rq/
Foto: arkivi i MIA-s