• e martë, 02 korrik 2024

Trazira para burgut në Bregun Perëndimor për shkak të lirimit të të burgosurve

Trazira para burgut në Bregun Perëndimor për shkak të lirimit të të burgosurve

Ramallah, 28 nëntor 2023 (MIA) - Forcat izraelite u përleshën me një grup të palestinezëve të cilët mbrëmë u grumbulluan para burgut në Bregun Perëndimor për lirimin e të burgosurve, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë. 

Ministria njoftoi se një palestinez është vrarë në rajonin e burgut Ofer dhe se nuk është e qartë nëse ai ka marrë pjesë në përleshje. 

Mediat palestineze informuan se mbi të ishte shtënë.

Izraeli ende nuk e komenton incidentin. Disa nga protestuesit valonin flamujt e Hamasit dhe Xhihadit islamik. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR