• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trazira në Holandë gjatë natës së Vitit të Ri, janë arrestuar mbi 200 persona

Trazira në Holandë gjatë natës së Vitit të Ri, janë arrestuar mbi 200 persona

Amsterdam, 1 janar 2024 (MIA) - Policia e Holandës njoftoi sot se më shumë se 200 persona janë arrestuar në mbarë vendin në trazirat gjatë natës së Vitit të Ri në të cilat ishin lënduar disa dhjetëra policë.

Policia i dënoi "incidentet serioze dhe dhunën e papranueshme", duke shtuar se në disa qytete policët ishin sulmuar me mjete piroteknike dhe gurë, transmeton Rojters.

Policia në Roterdam tha se më shumë se njëqind automjete u dogjën në qytet, ndërsa policia shpërndau protestuesit e dhunshëm në Amsterdam, Hagë dhe qytete të tjera. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR