• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Tras: Britania e Madhe nesër vendos sanksione kundër Rusisë

Tras: Britania e Madhe nesër vendos sanksione kundër Rusisë
Londër, 21 shkurt 2022 (MIA) – Britania e Madhe nesër do t’i bëjë të ditura sanksionet kundër Rusisë pas njohjes së sontme nga ana e Moskës ndaj rajoneve të ndara ukrainase Lugansk dhe Donjeck, ka deklaruar shefja e diplomacisë britanike, Liz Trajs njofton DPA. “Nesër do të publikojmë sanksione të reja ndaj Rusisë si përgjigje ndaj shkeljes së të drejtës ndërkombëtare dhe sulmit mbi sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, ka shkruar në Tuiter ministrja Tras. Kryeministri britanik Boris Xhonson sonte vendimin e presidentit rus Putin që të njohë sovranitetin e zonave rebele e ka quajtur “sinjal të keq” dhe shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare. fab/

QËNDRONI TË LIDHUR